"YourCountry" is just for you and your country needs YOU

Tuesday, December 3, 2013

Vota e kryeministrit e pavlefshme!


Vota e kryeministrit e pavlefshme!
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duket se ka shkuar të votojë të dielën, vetëm sa për të thënë se e përfundojë një obligim qytetar – sa për sy e faqe.
Në momentin kur është dashur të zgjedhë se cilit nga dy kundërshtarët e tij politik do t’ia jap votën, Isa Mustafës së LDK-së, apo Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes, Thaçi me gjasë ka zgjedhur “mesin” – ta bëjë fletëvotimin e pavlefshëm.
Indeksonline ka mësuar se në shkollën fillore “Faik Konica” ku ka votuar kryeministri, jo të gjitha votat kanë dalë të rregullta.
Në fakt, në kutinë e fletëvotime në vendvotimin 1903e/06D, ku e ka “deponuar” votën e tij me 1 dhjetor kryeministri, dy vota nuk i kanë takuar as Mustafës dhe as Ahmetit.
Pas orës 19:00, kur është bërë numërimi i fletëvotimeve në qendrën 1903e/06D, dy vota kanë dalë të pavlefshme. Më saktësisht, në njërën votë kanë qenë të votuar të dy kandidatët, Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti, ndërsa tjetra ka qenë e paprekur fare.
Në këtë qendër (klasë të shkollës) kanë votuar gjithsej 282 persona, nga të cilët, përveç dy votave të pavlefshme, 178 kanë votuar për +Shpend Ahmetin dhe 102 për Isa Mustafën
Share this post
  • Share to Facebook
  • Share to Twitter
  • Share to Google+
  • Share to Stumble Upon
  • Share to Evernote
  • Share to Blogger
  • Share to Email
  • Share to Yahoo Messenger
  • More...

0 comments

 
© Yourcountry
Designed by NelmoHosting
Posts RSSComments RSS
Back to top